Mushkolaj: Hoti nuk ofroi asnjë argument për shkarkimet që i bëri

Analisti Imer Mushkolaj thotë se Hoti duhet të përgjigjet për akuzat e ish-Drejtorit të ATK-së.
Mushkolaj në RTV Dukagjini thotë se qeveria duhet të jepte arsye për shkarkimet në institucione të larta publike.
“Qeveria nuk na ka ofruar asnjë argument për shkarkimet që i ka bërë”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Analisti thotë se deklaratat e ish-Drejtorit të ATK-së për keqpërdorime nga ana e partisë së Kryeministrit Hoti janë shqetësuese.
“Nuk e di nëse janë të vërteta këto pretendime, por nuk mund të heshtet mbi këto pretendime”.
Mushkolaj thotë se LDK njerëz që nuk kanë arritur të bëhen deputetët i ka vendosur në krye të bordeve të ndryshme.

“Kjo nuk është ajo që po pretendon zoti Hoti dhe nuk dallon shumë nga ajo që e ka bërë PDK-ja”, tha ndër të tjera Imer Mushkolaj