Musk premton internet satelitor në mbarë botën nga muaji Gusht

Elon Musk tha se interneti i tij satelitor do të mund të ofrojë akses ku në mbarë botën me përjashtim të poleve nga muaji Gusht.

Konsumatorët e Starlink lidhen me internetin përmes një pajisje quajtur Dishy McFlatFace me çmim prej 500 dollarësh. Por Musk tha se pajisjet terminuese kushtojnë më shumë se 1,000 dollarë.

Në Kongresin Mobil Botëror që po mbahet në Barcelonë fizikisht por edhe online, ai tha se Starlink kishte 69,420 përdorues aktivë.

Po sipas Musk kompania ka nënshkruar marrëveshje me kompani të rëndësishme në dy vende të mëdha të botës për ti ndihmuar të ofrojnë internet 5G në zonat rurale.

SpaceX ka lançuar 1,800 satelitë në orbitë dhe shpreson ta dërgojë këtë numër në 12 mijë deri në 2026.