Mustafa për përleshjen në Llap: Zhurmat, tollovitë dhe dhuna janë mentalitet i VV’së dhe kandidatit të tyre

Kryetar i LDK’së Isa Mustafa ka reaguar pas ngjarjes së sotme në Llap ku pati përleshje mes aktivistëve të VV’së dhe atyre të LDK’së. Mustafa për këto fajsoi aktivistë e VV’së, dhe kandidatin e tyre, Shpejtim Bullqin.
Mustafa tha se këto sjelle nuk janë nuk janë veçori e familjeve, e grave, burrave, të rinjëve dhe të rejave të Llapit.

“Sjelljet dhe mentaliteti i tillë që demonstron LVV dhe kandidati i tyre për kryekomunar nuk na shërbejnë për të mirë, janë degraduese dhe na këthejnë mbrapa”, thuhet ndër të tjerash në reagimin e Mustafës.
Ky është reagimi i plotë:
Të nderuar miq,
Takova sot kandidatin për Kryetar të Komunës së Podujevës, z. Nexhmi Rudari, qytetarë dhe veprimtarë tanë atje.
Podujeva ka treguar gjithëherë besim për LDK-në , kurse LDK u ka qëndruar besnike qytetarëve të Llapit dhe të Kosovës.

Llapjanët kanë ditur çdoherë të dallojnë ata që punojnë nga ata që bëjnë zhurmë. Zhurmat dhe tollovitë; dhuna dhe mentaliteti arkaik nuk janë veçori e familjeve, e grave, burrave, të rinjëve dhe të rejave të Llapit. Sjelljet dhe mentaliteti i tillë që demonstron LVV dhe kandidati i tyre për kryekomunar nuk na shërbejnë për të mirë, janë degraduese dhe na këthejnë mbrapa.
Ata që ndërrojnë qëndrime, që kërkojnë azil te kundërshtarët politik, që i kontribuojnë izolimit të qytetarëve tanë, nuk meritojnë besim. Të tillët, ta shkatërrojnë shtetin, komunën dhe ekonominë.
Kosovës i nevojiten njerëz të mençur, të urtë, punëtorë dhe të respektueshëm, si Nexhmi Rudari!
Ju ftoj për një fitore të radhës së LDK-së! IM