Nagavci feston largimin e Contour Global nga Kosova: E fituam edhe një betejë

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka reaguar pas lajmeve se kompania Contour Global është tërhequr nga planet për ndërtimin e Termocentralit ‘Kosova e Re’

“Edhe një betejë e fituar. Dorëzohet ContourGlobal”, ka shkruar Nagavci në Facebook, derisa ka përmendur se në legjislaturën e kaluar e kanë kundërshtuar këtë kontratë.

“Në legjislaturën e kaluar e kemi kundërshtuar këtë kontratë të dëmshme dhe tani që jemi në qeverisje ky projekt nuk do të realizohet. Një lajm i mirë për vendin në këto ditë vetizolimi.

Angazhohu për gjërat e drejta”, ka deklaruar ajo