Nagavci: Ndahen mbi 200 milionë euro grant për arsimin parauniversitar

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka njoftuar se është miratuar granti specifik i arsimit para universitar, i cili pritet të jetë në shumë prej 201,494,543 eurosh.
Nagvaci përmes një postimi në Facebook, ka thënë se rreth 1800 mësimdhënës që rrezikoheshin të mbesin pa punë, do të mbeten në sistem.ë
“Para disa ditësh është mbajtur takimi i Komisionit të Granteve. Ndër të tjera, aty është miratuar granti specifik i arsimit para universitar i cili pritet të jetë në shumë prej 201,494,543 eurosh. Në atë takim kam njoftuar se kemi planifikuar që mësimdhënësit të cilët janë të punësuar të ri-kualifikohen dhe këtë vit mos të reduktohet numri i mësimdhënësve. Pra, rreth 1800 mësimdhënës që rrezikoheshin të mbesin pa punë, do të mbeten në sistem”, ka shkruar Nagavci.
Në vijim ka paraqitur politikat të cilat janë aprovuar nga komisioni i Granteve për vitin 2022/24:

Asistent për fëmijët me nevoja të veçanta, 100 asistentë të punësuar tashmë vazhdojnë punën.
Pagesa e realizimit të praktikës profesionale për nxënësit e arsimit dhe aftësimit profesional.
Pagat jubilare.
Rritja e përfshirjes së fëmijëve në edukimin e hershëm.
Pagesa e shpenzimeve për validim dhe akreditim të shkollave të mesme të larta profesionale.
Kërkesë shtesë për ndarjen e numrit të asistentëve për fëmijët me nevoja të veçanta( edhe 100 asistentë tjerë) për vitin 2022. Shuma e buxhetit të kërkuar për këtë kategori është në vlerë prej 787,662.00€
Për realizimin e praktikës profesionale për nxënësit e arsimit dhe aftësimit profesional kërkohet buxhet shtesë për vitin 2022 në vlerë prej 3,500,000 €