NASA: Dielli do të kthehet në një “yll xhuxh”, çfarë pritet të ndodhë

Astronomët e NASA-s dolën me një shpjegim se çfarë do të ndodhë me Diellin pas 6 miliardë vjetësh, në kohën kur llogarisin se do të shndërrohet në një “yll xhuxh” siç njihet termi astronomik për yjet e vegjël dhe me pak shkëlqim.

NASA përjashton kështu mundësinë që Dielli të kthehet në një vrimë të zezë, por do të jetë në fakt një trup qiellor që e quan “ylli xhuxh i bardhë”.

Kjo fazë do të nisë kur Dielli të harxhojë hidrogjenin në bërthamën e tij.

Astronomët shkojnë më tej në parashikimet e tyre. Do të vijë një ditë kur Dielli, sipas tyre do të jetë një gjigant i kuq që do të gllabërojë çdo gjë, duke e bërë planeti tonë të pabanueshëm.