Natasa Kandic nominohet për çmimin Nobel për Paqe

Dy kongresmenë amerikanë kanë nominuar për çmimin Nobel për Paqe lobuesen serbe të të drejtave të njeriut Natasa Kandic, si dhe Qendrën Humanitare të Drejtësisë, e cila dokumenton shkeljet e bëra gjatë luftërave në ish-Jugosllavi.

Roger Wicker dhe Eliot Engel të mërkurën nominuan aktivisten serbe për të drejtat e njeriut për çmimin Nobel për paqe  të vitit 2018.

“Ne besojmë që një çmimin i tillë do të çojë përpara kauzën për paqe dhe pajtim në këtë regjion dhe në regjione të tjera me probleme në botë”, thuhet në letrën e nominimit për Kandicin.

Kandic themeloi Qendrën Humanitare për Drejtësi në vitin 1992 me qëllim që të dokumentohen shkeljet e të drejtave të njeriut të bëra gjatë kohës së ish-Jugosllavisë.

Natasa Kandic mbetet një frymëzim për gjeneratat e reja të përkushtuara që tani punojnë në Qendrën e themeluar nga ajo, vlerësojnë Engel dhe Wicker.

Ajo tani është duke bërë një kampanjë për RECOM- ky një komision regjional për mbledhjen e të gjithë emrave të njerëzve të vrarë, të zhdukur, të burgosur e të torturuar përgjatë gjithë konflikteve që zunë vend të ish-Jugosllavi, raporton BIRN-i i Serbisë.