NATO: Bashkohuni festës së aletatit tonë, Shqipërisë

Organizata e Traktatit të Atlantikut të Veriut, NATO ka uruar shtetin e Shqipërisë për 28 nëntor.

Përmes një postimi në faqen zyrtare të NATO-së në Twitter, ata kanë postuar një foto të një ushtari të Ushtrisë shqiptare

Derisa kësaj foto i kanë bashkangjitur një përshkrim duke bërë thirrje që t’ju bashkohen festës së aleatit të tyre.

“Shpërndajeni, për t’u bashkuar me ne në festën e aleatit tonë, Shqipërisë”, thuhet në postimin e NATO-së.

Shteti i Shqipërisë sot feston 108 vjetorin e Pavarsisë të shpallur më 1912 në Vlorë