Ndalohen 20 zyrtarë për tjetërsim pronash në Gjirin e Lalzit

Një valë ndalimesh është ndërmarrë nga Policia e Shtetit për tjetërsimin dhe abuzimet me pronat në Gjirin e Lalzit.

Top Channel raporton se në orët e para të mëngjesit të sotëm janë ndaluar nga Policia e Durrësit 20 punonjës dhe ish-punonjës të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe ZRPP-së në Durrës, si dhe ish-zyrtarë të komunës së Ishmit.

Për këtë ngjarje do të ketë edhe një konferencë nga Policia e Durrësit, ku pritet të jepen më shumë detaje.