Ndizet “lufta” sërish mes Robert Berishës dhe Tuna Sejdiut!

Duket se ‘lufta’ mes Robert Berishës dhe Tuna Sejdiut nuk ka përfunduar ende.

Tani së fundmi ka qenë Roberti ai i cili e ka ndezur sërish debatin. Këngëtari ka folur sërish për Tunën, më saktësisht rreth albumit të saj të fundit “Fortuna”.

Ai u shpreh se këngët e Tunës janë profesionale, mirëpo ajo thjesht është një kopje e Elvana Gjatës.

“Se kom dëgju krejt, qato çka po muj mi dëgju në radio në kerr, shumë të mira, të punuara profesionalisht, imitim i Elvana Gjatës. Është veq një dallim i vogël: Elvana Gjata është milionere, a Tunës shpresoj që i kryjn punë kto kang edhe në koncerte. Është mirë me pas një artist një qesi lloj albumi si Tuna”, tha Robert Berisha .

Ndryshe, debati i ashpër mes Robertit dhe Tunës filloi muaj më parë kur ky i fundit ishte i ftuar në emisionin e Rudina Magjistarit, ku këngëtari u shpreh se nuk donte as ta shihte me sy atë, e që më pas nuk mungoi as përgjigja e Tunës, por vulën i dha Patrisi i cili padyshim ishte në anën e bashkëshortes së tij.

“Vllau e ka vendin e vet, gruaja e ka vendin e vet. Unë tani kam familjen time dhe nuk më intereson asgjë tjetër. Secili le ta sheh pragun e shtkpisë së vet”, ishin fjalët e Patrisit aso kohe.