Në Gjermani çokollata rrjedh nëpër rrugë

Edhe pse tingëllon si nëpër tregime për fëmijë në të cilat çokollata e shkrirë rrjedh nëpër rrugë, kjo pamje vërtetë u pa në Gjermaninë veriperëndimore, mirëpo për shkak të saj u detyruar të reagojnë edhe zjarrfikësit.

Nga një fabrikë e çokollatave është derdhur një ton e kësaj ëmbëlsire, e më pas për shkak të ftohtit “u betonua” në rrugën në të cilën kishte rrjedhur.

Në lirimin e rrugës prej këtij “asfalti të çokollatës” kanë marrë pjesë së paku 25 zjarrfikës të cilët me lopata e kanë hequr lumin e ngrirë të çokollatës nga asfalti”.

Mirëpo, lopatat nuk mjaftonin, prandaj u detyruan ta përdorin edhe ujin e ngrohët dhe zjarrin në mënyrë që ta shkrijnë çokollatën e cila i kishte mbushur plasaritjet dhe birat.

Drejtori i fabrikës thotë se prodhimi do të vazhdojë pas disa ditëve, por sikur që incidenti të kishte ndodhur ndonjë ditë më afër Krishtlindjes, kjo do të ishte katastrofë për ta.