Në Gjermani konsiderohen të pasur ata që kanë pagë mbi 3.440 euro në muaj

Secili me pagë mesatare prej më shumë se 3.440 euro në Gjermani konsiderohet zyrtarisht i pasur, tregon një hulumtim i Institutit të punës në Këln.

Shuma e fitimeve neto, pasi zbriten taksat, megjithëse nuk duket tepër e madhe, dhe ajo është në dispozicion vetëm për çdo të dhjetin gjerman, transmeton KsP.

Ky limit i pasurisë është i vlefshëm vetëm për ata që jetojnë vetëm, dhe nëse flasim për një familje pa fëmijë ose një çift të martuar, kufiri i pasurisë është 5,160 euro ose pak më shumë se 2.550 euro për bashkëshort.

Arsyeja është se në një familje, shpenzime të caktuara paguan me një çmim të vetëm, pavarësisht sa anëtarë përdorin shërbimet – siç janë interneti, ngrohja ose marrja me qira e një apartamenti.

Megjithatë, pothuajse asnjë nga ata me pagë më shumë se 3.500 euro nuk e konsideron veten të pasur, por vetëm një anëtar të klasës së mesme ose, në rastin më të mirë, të klasës së lartë të mesme.

Pjesëtarët e klasës së vërtetë të mesme, të cilët marrin rreth 1,870 euro në muaj, shpesh e konsiderojnë veten si njerëz në prag të varfërisë.

Pagat më të zakonshme për gjermanët janë ndërmjet 1.300 euro (për gratë) dhe 1.600 euro (për burra). Njerëzit e arsimuar në kolegj janë mesatarisht më të paguar, rreth 2.540 euro, një shumë e paarritshme për dy të tretat e popullsisë së vendit.

Në ish-Gjermaninë Lindore, niveli i pasurisë është më i ulët dhe arrin në 2,839 euro, që është shuma e pagave të pranuara nga vetëm çdo i dhjeti gjerman në zonë.