Në mungesë të deputetëve, nuk shqyrtohet raporti vjetor i Komisionit për Miniera

Në Komisionin për Zhvillim Ekonomik nuk është shqyrtuar raporti vjetor i Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale(KPMM) për vitin 2018.

Duke thënë se raporti për KPMM është mjaft me rëndësi për shqyrtim, kryetarja e Komisionit Sala Berisha- Shala tha se në mungesë të kuorumit nuk mund të diskutohet për këtë raport

“Është e pakuptueshme që anëtarët nuk vijnë në Komision”, ka thënë ajo.

Në këtë komision kanë marr pjesë vetëm deputeti Lutfi Zharku dhe kryetarja e Komisionit, Sala Berisha – Shala.