Në të gjitha xhamitë e Kosovës, ligjerata e Xhumasë i është kushtuar masakrës në Zelandë të Re

Sot në të gjitha xhamitë e Kosovës, ligjerata- hutbja e Xhumasë i është kushtuar sulmit terrorsit në dy xhamitë e Zelandës së Re.

Bashkësia Islame e Kosovës– BIK, i ka këshilluar hoxhallarët që fjalimin e xhumasë t`ia kushtojnë pikërisht këtij zhvillimi – masakrës në Zelandë të Re, ku mbetën të vrarë 50 persona.

Javën e kaluar gjatë faljes së xhumasë në Zelandën e Re, u sulmuan dy xhami ku të vdekur 50 besimtarë myslimanë dhe shumë të tjerë të plagosur.

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern e ka përshkruar incidentin si sulm terrorist dhe një prej ditëve më të errëta të vendit.