Negociatat VV-LDK drejt dështimit – a do të negociojë Kadri Veseli me Albin Kurtin?

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë ngecur në bisedime për bërjen e qeverisë së re për shkak se nuk po mund të merren vesh për çështjen e presidentit si dhe ndarjen e pozitave ministrore

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, mbrëmë në një emsion ka deklaruar se VV-ja se do ta tenton me çdo kush që ekzekutivin e ri ta formon veç me LDK-në, mirëpo në rast se dështon ndonjë marrveshje e mundshme, atëherë VV-ja do t’i shikojë edhe dy-tri opcione të tjera.

Por a do të pranonte PDK-ja e Kadri Veselit të takonte zyrtarët e VV-së për të biseduar për përfshirje në koalicionin qeverisës?

Ish-deputetja e kësaj partie, Blerta Deliu në një prononcim për Insajderi, as nuk e ka pohuar as nuk e ka përjashtuar mundësinë që të bisedojnë me VV-në. Ajo ka deklaruar se në takimin që e ka pas grupi parlamentar i PDk-së, nuk është disktuar për këtë gjë.

“Ne e kemi pas një takim të grupit parlamentar të PDK-së, kryesisht kemi diskutu agjendës tonë si parti parlamentare që do të jemi në Kuvend, obligimet që na kanë dhënë qytetarët dhe mundësinë që të punojmë bashëarisht si grup, por, nuk është disktu asnjëherë për këtë opcion dhe nuk është pyetje që i kisha dhanë përgjigje sepse nuk është temë që e kemi diskutu”, ka thënë Deliu

E pyetur se cili është mendimi i saj rreth mundësisë së përfshirjes së PDK-së në negociata me VV-në, Deliu as nuk e pohoi as nuk e mohoi këtë mundësi.

“Jo, nuk e kisha diskutu, nuk është që kam mendim për këtë punë dhe na jemi të fokusuar kryesiht në agjendat tona, mandatin tonë që na kanë dhënë qytetarëi edhe janë çështje të brendshme ma shumë, është deklarat që është lëshuar kotë”, ka thënë Deliu.

Kujtojmë se sot LDK përmes një kumtese ka thënë se do të vazhdojnë bisedimet me VV-në për të biseduar për marrëveshjen për ta formuar qeverinë, por nuk kanë dhënë një date se kur mund të ndodh takimi.