Nënkryetari i LDK-së: Ishte vendim i duhur që qëndruam në sallë për votimin e Osmanit si presidente

Kryetari i Komunës së Pejës, njëherësh nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gazmend Muhaxheri, ka folur lidhur me zhvillimet e fundit politike në vend.
Ai tutje shtoi se LDK-ja ka bërë veprim të mirë që ka qëndruar në sallë ditën kur u votua Osmani si shefe e shtetit.
“Lidhja Demokratike e Kosovës nuk iu frikësua zgjedhjeve të reja. Qëndrimi në sallë për Osmanin, ishte vendim i duhur”, tha ai në Kanal10.
Mes tjerash, Muhaxheri tha se vullneti i popullit ishte që Vetëvendosja të qeverisë me vendin, si dhe sipas tij “duhet të shohim se si do të qeverisin”, për të gjykuar veprimet e tyre.