Nervozohet Loredana me pyetjet e gazetarëve

Pyetja se a ka mashtruar edhe një vajzë tjetër përveç çiftit zvicerian e ka nervozuar reperen Loredana Zefi.

Pyetjet e gazetarëve në konferencën për media nuk i kanë pëlqyer Loredana Zefit, burrit të saj, Mozzik e avokatit Tomë Gashi.

Këta të fundit, nuk u përgjigjen në pyetjen e gazetarës për një skandal të ri që u raportua në media se edhe një vajzës tjetër i kishte vjedhur para reperja.

Loredana në pyetjen se a i ka vjedhur para edhe një vajzës tjetër ajo iu është përgjigjur me nervozizëm.

“Ku ka qenë ajo vajza ma herët?”, tha reperja, derisa pas saj ka folur edhe reperi Mozzik.

“Sot jemi për një temë krejt tjetër mu nuk më paska ra në sy kjo”, tha Mozzik, derisa Loredana përsëriti edhe njëherë.

“Ku ka qenë ajo vajza më herët”, shtoi ajo.