NEWBORN, ka marrë pamjen e re në përvjetorin e 12-të të Pavarësisë

Monumenti i Pavarësisë së Kosovës, NEWBORN, ka marrë pamjen e re në përvjetorin e 12-të.

“Luftërat e pafundme sjellin shtypje, përdhunime dhe shpërfillje” është homazhi i sivjetmë që u kushtohet viktimave të abuzimit seksual gjatë konflikteve anembanë botës me synimin që të preket “një çështje e ndjeshme dhe e lënë gjatë dorës”.

Ngjyra e zezë ka mbuluar gjashtë shkronja, pos “W” që ka marrë motive floreale.

Fisnik Ismaili, krijues i NEWBORN-it është ai që ka publikuar dy fotografi në rrjetin social, Facebook, duke treguar pamjen e re të monumentit, pak orë para se të mbushë 12 vjet.