“Neymar është i panevojshëm, do të ishte një bombë në dhomat e zhveshjes së Barcelonës”

Legjenda bullgare, Hristo Stoichkov mendon se sulmuesi brazilian është i panevojshëm në Camp Nou

Neymar do të ishte “një bombë brenda dhomave të zhveshjes” nëse do të rikthehej në Barcelonë.

Kështu thotë Hristo Stoichkov, legjenda bullgare që e kishte kaluar një pjesë të karrierës pikërisht në klubin katalunas.

Ai është kundër transferimit të yllit brazilian pasi konsideron se Barcelona ka lojtarë të mjaftueshëm kualitativë në sulm.

“Ai nuk ka vend sepse tashmë në ato pozita ka lojtarë të rëndësishëm. Aty janë Ousmane Dembele, Antoine Griezmann, Luis Suarez e Lionel Messi”, ka thënë Stoichkov për Univision.

Pas dy sezonesh të kaluar në Paris Saint-Germain, flitet se 27 vjeçari mund të rikthehet në Camp Nou këtë sezon.