Neymar i kundërpërgjigjet Bartomeut: Ky president është një shaka (Foto)

Vazhdon ‘lufta’ mes Neymar dhe zyrtarëve të Barcelonës.

Largimi i Neymar nga Barcelona në drejtim të Paris Saint-Germain për 222 milionë euro ende vazhdon t’i dhemb drejtuesve të klubit katalanas.

Presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka thënë se është bërë pishman që ka pasur besim te Neymar.

“Kemi bërë gabim që iu kemi besuar Neymarit dhe babait të tij aq shumë”, ka theksuar Bartomeu.

Nuk ka vonuar shumë dhe Neymar i është kundërpërgjigjur atij përmes një komenti në Instagram.

“Ky president është një shaka”, ka shkruar Neymar.