Nga pozat lakuriq te mbulesa islame, flet Shkëndije Mujaj: Kjo është e vërteta ime

Shkëndije Mujaj vjen në këtë bisedë ku tregon arsyet pse u mbulua, rrugën e Zotit, të cilën po e ndjek dhe arsyet e tërheqjes nga muzika.
’’Evërtetë është se jam larguar nga muzika, të paktën me stilin që e kisha.Fitova shumë gjëra materiale, të cilat, ashtu siç erdhën shpejt, edhe ikën shpejt, pare pa pikë bereqeti (haram). E humba kohën duke jetuar pa shijen e imanit, kënaqësi që nuk të kërkon asgjë përveç bindjes ndaj Zotit. Thjesht njoha shumëkënd, por jo atë që më krijoi.” thote Mujaj.

Unë jam e gatshme të pranoj çfarë vjen nga Allahu, ai është planifikuesi im.- ka thene ajo.
Cfarë është urdhëruar nga Allahu, është për të mirën tonë, paçka që ne nuk e kuptojmë fillimisht. Kur unë pata dalë para 10 viteve me deklaratën që i arrita format e mia përmes sportit, askush nuk më besoi. Pastaj e provuan dhe u bindën. Tani e kam edhe një mesazh: Provojeni vetë. Nëse nuk do gjesh lumturinë që je duke kërkuar ndër vite, eja më kërko mua. E provuar dhe aprovuar 1 milion për qind, garantoj thote Shkendija