Nis mbledhja e fundit e Qeverisë Kurti

Ka nisur mbledhja e Qeverisë në detyrë në krye me Albin Kurtin

Në këtë mbledhje nuk po marrin pjesë ministrat e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Kurti ka thirrur mbledhje me ministrat, një orë para se të mbahet seanca për votimin e Qeverisë në krye me Avdullah Hotin, që vjen pas mocionit për rrëzimin e Qeverisë që udhëhiqte Vetëvendosje.

Para se të nisej për në mbledhje, Kurti tha se do të marrin vendime të rëndësishme, duke përmendur edhe ndarjen e 60 mijë eurove për dy familjet e minatorëve që dje ndërruan jetë në rrethana tragjike.