Niveli i energjisë ju rritet varësisht nga koha kur pini ujë

Me siguri se rutina juaj përfshin ta hani mëngjesin dhe ta pini kafenë e mëngjesit.

Por, ekziston një ndryshim i thjeshtë të cilin duhet ta aplikoni për të marr më shumë energji, për të djegur më shumë yndyrë dhe për të pasur përmirësim në aftësitë kognitive

Truku është shumë i lehtë, por pavarësisht kësaj shumica e njerëzve e neglizhojnë atë çdo ditë.

Kur flejmë gjatë natës, trupi kalon përmes proceseve të rëndësishme të rikuperimit të qelizave, detoksikimit dhe rregullimeve tjera.

Besojeni ose jo, truri është faktikisht më aktiv kur jeni në gjumë sesa kur jeni zgjuar.

Truri funksionon edhe kur jeni duke fjetur sepse i kompleton proceset e ndryshme çdo sekondë dhe kjo rezulton në mbledhje të mbetjeve

Kur zgjoheni, kjo është shansa më e mirë për t’i larguar ato mbetje.

Për ta arritur këtë, ekziston një ndryshim i thjeshtë që duhet ta përfshini në rutinën ditore, në veçanti në mëngjes: ta hidratoni veten.

Kur të pini ujë

Ju mund ta ndihmoni trupin t’i eliminojë mbetjet metabolike thjesht duke konsumuar ujë.

Fillojeni mëngjesin duke konsumuar ujë posa të zgjoheni.

Hidratimi i trupit është tejet i domosdoshëm sepse ndihmon në mirëmbajtjen e ADN-së, e rregullon temperaturën e trupit, u ndihmon neurotransmetuesve, etj.