Një vështrim ndryshe për taksën dhe raportet e Kosovës me partnerët ndërkombëtar

Shkruan: Musa GJAKOVA

Finalizimi dhe miratimi i platformës si dokument i mirëpritur ku unifikohen qëndrimet rreth bisedimeve  në dialogun është dokumenti kushtetues i strukturuar me orientime të qarta, përmbajtjesorë  në pajtim nga i gjithë spektri politik.  

Opinioni publik që ndërlidhet me taksen 100% dhe krijimi i bindjes që luhat  raportin me SHBA-të nuk qëndron,  për faktin se procesi i dialogut që nga viti 2010, i tëri ky proces ishte i njëanshëm ku vetëm Serbia i kishte benefitet me mundësinë  e hapjes së kapitujve për integrim në BE, ndërsa për Kosovën një shprese premtuese e stërzgjatur.

Përpos kësaj qasja distrukteve e palës serbe në raport me Kosovën, si dhe mos implementimi i marrëveshjeve të nënshkruara (për energji, menaxhimi integruar e kufijve, etj ) për ndërkombëtaret kjo nuk ka paraqitur ndonjë pengese për dialogun e mirëpritur, mirëpo padrejtësisht  Kosova atakohet për masën e ndërmarre si   politikë e brendshme e  nxitur dhe provokuar  nga Serbia me veprimet e papranueshme mbi kurriz të Kosovës, qe argumentohet me veprimet e tyre konkrete siç janë: vazhdimi i fushatës agresive për anëtarësim në të gjitha organizatat ndërkombëtare, pengesat dhe ndalesat e sportisteve, aktoret e me veprat e tyre artistike , ndalesa e intervistat të papranueshme të pjesëtarëve të FSK-së të komunitetit serb dhe zyrtarëve të subjekteve politike kosovare, provokimet në veri, bojkoti dhe kushtëzimi nga ana e “Lista Srpska” me dirigjim të Beogradit zyrtar etj… të gjitha këto sipas Brukselit dhe së fundmi SHBA-ve nuk paraqesin pengës për dialogun.  

Një qasje e tillë, e njëanshëm vetëm çka e rëndon procesin e arritjes së marrëveshjes për një partneritet të mirëfillte e të barabartë, të dy shteteve me një treg të hapur, të qëndrueshëm, të bazuar në reciprocitet dhe së bashku për të qenë kontribues të agjendave euroatlantike e integruese.

Procesi i dialogut do duhej të trajtohet ndaras nga procesi për taksën si vendim qeveritar, mbase procesi i dialogut do duhej të jetë proces i pakushtëzuar dhe të ndikoj në raportet e shëndosha më partnerin tonë SHBA.

Andaj ftojm miqtë e çmuar ndërkombëtar të jemi bashkërisht në rrugëtimin tonë të pakthyer.

Taksa nuk është kundër dialogut dhe jemi konstruktiv në çdo hap drejt dekonspirimit të spekulimeve te plasuara ne vazhdimësi nga ata që krijojnë klimën për luftë speciale ndaj vet shtetit të Kosovës.

Autori është ekspert i marëdhenieve ndërkombtare