Një veturë përfshihet nga zjarri në Gjilan

Një veturë është përfshirë nga zjarri në Gjilan.

Djegia e veturës ndodhi gjatë kohës sa ishte e parkuar, teksa falë reagimit të disa qytetarëve është arritur që të shuhet zjarri.

Në një video të dërguar shihet edhe momenti kur shuhet zjarri, e për fat të mirë nuk ka ndonjë person të lënduar.

Në vendin e ngjarjes më pas kanë arritur edhe ekipet e zjarrfikësve që u dolën në ndihmë gjilanasve.