Njerëzit po iu përgjojnë përmes kamerës, ja si ta ndaloni një gjë të tillë

Lëshimi i sigurisë në aplikacionin e videokonferencës do të thotë se rreth 4 milionë kompjuterë të ‘Apple’ janë në rrezik nga spiunët kibernetik.

Një aplikacion popullor i video konferencës ka treguar për një rregullim sigurie, pasi një studiues zbuloi një të metë të madhe që lejoi hakerat të spiunonin përdoruesit përmes kamerave të tyre

Aplikacioni ‘The Zoom’ aplikoi një server lokal kur u instalua në pajisjet Mac, që do të thotë që njerëzit ishin në gjendje të bashkoheshin me video thirrje pa leje.

Inxhinieri i softuerit Jonathan Leitschuh zbuloi problemin e sigurisë, të cilin ai vlerëson se mund të ndikojë në më shumë se 4 milionë njerëz.

Për të rregulluar diçka të tillë, përdoruesit duhet të përditësojnë aplikacionin.

Zoom gjithashtu do të nxjerrë një përditësim të dytë të premten që do t’u lejojë njerëzve të zgjedhin nëse njerëzit duan ta lënë ta hapur apo të mbyllur video-thirrjen.