“Nuk tërhiqem, ky do të jetë viti më i bukur i karrierës”

Boksieri britanik David Haye, ish-kampion bote në peshat e rënda, ka bërë me dije sot se nuk ka ndërmend aspak të tërhiqet nga sporti edhe pse është 37 vjeç.
Ai u rikthye në ring dy vite më parë, por një dëmtim të stërvitje dy muaj më parë bëri që revanshi me patriotin e tij Tony Bellew të anullohet dhe të zhvillohet më 5 maj, në Londër.

Në karrierën e tij, Haye ka fituar 28 duele dhe humbur në prej tyre, duke qenë një ikonë e peshave të rënda.

“Nuk kam asnjë plan për t’u larguar nga boksi, përkundrazi ky do të jetë viti më i bukur i karrierës time. Këtë vit do ta shijoj në maksimum dhe dua që çdo duel të jetë fantastik dhe të triumfoj kudo dhe ndoshta e mbyll me titullin kampion bote”, tha Haye, që prej kohësh ka deklaruar se synon të duelojë me një nga kampionët e kategorisë së peshave të rënda.

Aktualisht Haye ndodhet në Xhamajkë, ku dhe po përgatitet për sfidën e radhës dhe duket se ka rikuperuar nga dëmtimi.