Nuk u bë dot deputete, prezantuesja Ori Nebiaj reagon më në fund: E lumtur për mbështetjen dhe votat e zemrës

Oriela Nebiaj ishte e 18-ta në listën e kandidatëve për deputetë të PD-së, në Tiranë. Pavarësisht se mori rreth 5600 vota, ajo nuk u zgjodh deputete përmes th yerjes së herësit dhe demokratët nxorën 15 deputetë nga kryeqyteti.
Prezantuesja e njohur e Top Channel foli për herë të parë pasi nuk mori mandatin. Përmes një postimi në Instagram Ori falënderoi ata që e mbështetën dhe votuan.
“E lumtur për mbështetjen dhe votat e zemrës! Krenare për besimin që ju me dhatë me votën tuaj”, shkroi moderatorja.