Numërohen më shumë se 5200 vota të ardhura me postë, gati gjysma për VV-në

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon procesi i numërimit të 13 mijë e 500 votave të ardhura me postë.

Deri në këto momente janë numëruar gjithsej 5242 fletëvotime.

Në bazë të rezultatit prin Lëvizja Vetëvendosje me 2553 vota, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me gjithsej 972 vota. Ndërsa, Partia Demokratike e Kosovës deri tani ka marrë 825 vota nga diaspora.

Koalicioni AAK-PSD deri tani ka marr 369 vota kurse koalicioni Nisma- AKR-PD ka marr gjithsej 356 vota.