Nvidia GTX 1660 Super zbulon fuqinë e memories GDDR6

Modeli i kartelave grafike Nvidia GTX 1660 kishte problem me memorie të kufizuar, gjë që e pengoi GPU-në që ta arrijë potencialin e vet të plotë me 1408 bërthamat e saj CUDA. Prandaj, Nvidia GTX 1660 Super e premton përmirësimin e framerateit deri në 20 për qind, pa asnjë ndryshim në bërthamën e GPU GTX 1660, raporton Overclock3D.

GTX 1660 Super i ka akoma 1408 bërthama CUDA, me të njëjtat shpejtësi bazike/boost si modeli standard GTX 1660, që do të thotë se të gjitha përmirësimet e performancës tek modeli Super vijnë përmes implementimit të memories GDDR6.

Azhurnimi në memorien 14Gbps GDDR6 mundëson një përmirësim prej madje 75% për bandwidthin total të memories, duke mundësuar që GTX 1660 Super të ketë performanca më të mira të memories sesa GTX 1660 Ti. Nvidia beson se ky azhurnim i memories është i mjaftueshëm për t’ia mundësuar modelit GTX 1660 Super përmirësimin e performancës prej 50 për qind në krahasim me GTX 1060.

Image

Përveç modelit GTX 1660 Super, Nvidia e prezantoi edhe modelin GTX 1650 Super, i cili gjithashtu ka memorie GDDR6 dhe e përdor një version më të ri të bërthamës Nvidia GTX 1660, shkruan KOHA Ditore. Kjo ia mundëson kartelës grafike GTX 1650 Super që t’i ketë 1280 bërthama CUDA (njëjtë si tek GTX 1060), dhe e mundëson qasjen në enkodimin Turing NVENC, që është opsion të cilin nuk e ka modeli GTX 1650.

Kartelat grafike Nvidia GTX 1660 Super janë në dispozicion tashmë me një çmim për modelin bazë prej 229 dollarësh, ndërsa do të ofrohen nga pothuajse të gjithë partnerët e Nvidias. Çmimi për GTX 1650 Super nuk është bërë i ditur.