OAK kërkon shtyrje edhe për tre muaj të kredive dhe tatimeve

Nga Zyra për media e Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) shprehen se të  shqetësuar pas konfirmimit që Banka Qëndrore e Kosovës (BQK) ka bërë për mos shtyerjen e pagesave të kësteve të kredive edhe për tre muaj të tjerë.

Ata kërkojnë nga Banka Qendrore dhe Qeveria e Kosovës që të anulohet ky vendim dhe të shtyhen kreditë dhe tatimet edhe për 3 muaj si rezultat i gjendjes së rëndë në të cilën është biznesi dhe punëtorët.

“Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) konsideron që një vendim i tillë e sidomos në këtë periudhë pandemike, vështirëson operimin e mëtutjeshëm të bizneseve, meqenëse deri vonë disa kanë funksionuar me kapacitete të reduktuara e të tjerat kanë pasur të ndaluar ushtrimin e veprimtarisë, gjë që ka ndikuar direkt në zvogëlimin e gjenerimit të të hyrave dhe stabilitetin financiar të operatorëve ekonomik”.

“Gjithashtu edhe hapja e pjesërishme që është duke ndodhur tani nuk është në nivelin e të hyrave para pandemisë duke punuar shumica me kapacitete të kufizuara e si rrjedhojë edhe me të hyra shumë larg planifikimeve”.