Operacion i madh i policisë në Kosovë, përfshihen edhe policët nga Gjermania

Një operacion i gjerë i policisë është duke u zhvilluar në këto momente në disa lokacione në Prishtinë, Podujevë e Ferizaj.

Burimet të afërta me operacionin kanë thënë se, policia e Krimeve Ekonomike, në krye me drejtorin e saj dhe në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale po zhvillojnë një operacion për pastrim të parave dhe trafik ndërkombëtar.

Sipas burimeve, në këtë aksion po marrin pjesë edhe policë të Gjermanisë ku mësohet se janë konfiskuar shumë pajisje të dyshuara.