Opozita në Kamenicë akuzon pushtetin për punësimet me kontrata mbi vepër

Në Komunën e Kamenicës, të dhënat flasin për 23 persona me kontrata në vepër. Në bazë të dokumentit komunal të Komunës së Kamenicës 9 punëtorë me kontrata mbi vepër janë angazhuar në zyrën e kryetarit të Komunës.

Për punësimet ka reaguar Partia Demokratike e Kosovës (PDK), e cila ka udhëhequr me Komunën e Kamenicës. Sipas këtij subjekti, kjo praktikë është duke vazhduar nga pushteti aktual.

Këshilltari komunal nga radhët e PDK-së, Florim Kryeziu, ka thënë se udhëheqësit komunalë janë duke rehatuar personat të cilat janë të lidhur me ata dhe se këto kontrata të përkohshme nuk respektohen. Ai ka akuzuar qeverisjen komunale se është duke bërë punësimet në baza familjare. Gjersa deklaron se akuzat e subjekteve politike ndaj PDK-së gjatë fushatës elektorale për punësimet nuk ka qenë të sinqerta.