fbpx

Oriz me perime

Me një drekë që përmban këta përbërës, nuk u duhet asgjë tjetër në tavolinë.

Për 4 persona

Përbërësit:

1.5 filxhan oriz
1 qepë
1 spec i gjelbër
10 ullinj të zinj
1 karrotë
2 lugë gjelle pure domatesh
1 kungulleshka
150 gr kërpudha
kripë
100 ml vaj
magdanoz
1 lugë gjelle mentë të thatë

Udhëzimet

Hapi 1
Orizin shpëlajeni në 7 ujëra e kullojeni.

Hapi 2
Orizin e shpëlarë mbulojeni me ujë të nxehtë në raport 1:2 dhe lëreni të ziejë derisa të thithë të gjithë ujin.

Hapi 3
Në një enë tjetër ngroheni vajin e në të fërgojini me radhë qepën, karrotën e grirë në kubikë dhe kërpudhat e prera.

Hapi 4
Sapo të zbuten këto, shtoni ullinjtë dhe kungulleshkën e prerë imët. Shtoni edhe kripë e piper sipas shijes dhe purenë e domates.

Hapi 5
Pasi të jenë zbutur të gjitha perimet, tek tava shtoni orizin e zier. Trazojini mirë të gjitha dhe lërini të kaurdisen edhe për pak kohë të gjitha bashkë.

Hapi 6
Kur të jetë gati orizi, spërkateni me magdanoz të grirë dhe shërbejeni.

Ju bëftë mirë.