Osmani-Hahn: Shkupi pret nga KE-ja konfirmimin e vendimit për negociata

Zëvendëskryetari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për Çështje Evropiane Bujar Osmani, në kuadër të vizitës në Bruksel mbajti takim me uuro-komisarin për Zgjerim dhe Politikë Fqinjësore, Johannes Hann, në të cilin u hapën temat për progresin e vendit në dhënien e reformave të parapara në drejtim të fillimit të negociatave para aderuese me Unionin.
Osmani, siç informojnë nga kabineti i tij, para euro-komisarit Hann ka referuar për dinamikën e zbatimit të reformave të parapara në Planin 18, në veçanti në fushat kyçe të sundimit të së drejtës, shërbimet e sigurisë dhe të zbulimit, reforma në administratën publike dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

“Presim Raport edhe më të mirë për progresin e vendit që do të reflektojë momentumin reformues në vend, së bashku edhe me një rekomandim i cili do të jetë bazë për konfirmim të vendimit të Këshillit të BE-së në qershor, për fillimin e negociatave me Republikën e Maqedonisë së Veriut”, theksoi Osmani në takim.

Zëvendëskryeministri gjithashtu referoi edhe për aktivitetet për krijimin e trajnimeve të strukturës negociuese në vend, duke kyçur këtu edhe takimet shpjeguese të suksesshme me Komisionin Evropian, që rregullisht mbahen sipas dinamikës së paraparë.

Gjatë takimit në Bruksel, zëvendëskryeministri Osmani do të mbajë takim edhe me përfaqësuesen e lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Federica Mogherini, si dhe do të marrë pjesë në brifingun në qendrën më me ndikim think – tank për politikë Evropiane (EPC) në temë “Maqedonia e Veriut në rrugën drejt BE-së: “Houm ran” në negociata për aderim?”.

Në margjinat e vizitës, Osmani do të marrë pjesë edhe në konferencë në temë: “Siguri në EJL- siguri në Evropë” nën organizimin e fondacionit Hans Sejdel (Hanns Seidel Foundation).