Osmani: Turqia mbetet partner i besueshëm i Kosovës

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim Ambasadorin e Republikës së Turqisë, Çagri Sakar.

Në njoftimin për media nga Kuvendi, theksohet se ambasadori Sakar uroi kryeparlamentaren për detyrën e re, duke shprehur edhe qëllimin e shtetit turk për të thelluar bashkëpunimin në shumë fusha mes Republikës së Kosovës dhe Turqisë.

“Sakar potencoi se Turqia do të vazhdojë të mbetet partner i besueshëm i Kosovës, duke ofruar përkrahje në të gjitha fushat e nevojshme”, thuhet në njoftim të jetë shprehur Osmani.

Në anën tjetër, kryetarja Vjosa Osmani, theksohet në kumtesë, duke shprehur falënderimin e saj për vizitën dhe bashkëpunimin e ofruar, deklaroi se si kryetare e Kuvendit do të angazhohet maksimalisht në funksionalizimin e plotë të diplomacisë parlamentare mes Kuvendit të Kosovës dhe Kuvendit të Madh të Turqisë.

Poashtu, kryetarja e Kuvendit theksoi se në afat rekord do të konstituohen grupet e miqësisë mes deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe homologëve të tyre nga shumë shtete të botës.​