Ozil në bisedime me DC Unitedin

Mesfushori i Arsenalit, Mesut Ozil është duke biseduar për një transferim të mundshëm te skuadra e ligës MLS të SHBA-së, DC United, raporton “The Washington Post”.

Klubi amerikan po shpreson të sigurojë Ozilin si zëvendësim për yllin anglez Wayne Rooney

Rooney do të rikthehet në Angli në janar, ku do t’i bashkohet skuadrës së Kategorisë së Dytë, Derby County në rolin e lojtar-trajnerit.

Ish-reprezentuesi i Gjermanisë, Oezil ka kontratë me Arsenalin deri në verën e vitit 2021.

Mesfushori 30-vjeçar edicionin e kaluar luajti 35 ndeshje, ndërsa pati gjashtë gola e tri asistime.