Pacientët me kancer mund t’i trefishojnë gjasat për mbijetesë përmes ilaçeve kundër dhimbjes

Një studim i ri thotë se njerëzit e sëmurë me kancer të kokës dhe qafës mund t’i trefishojnë gjasat për t’u shëruar thjesht përmes përdorimit të ilaçeve kundër dhimbjes në baza ditore.

Në këtë hulumtim është zbuluar se ilaçet e zakonshme kundër dhimbjes, siç është aspirina dhe ibuprofeni, e rrisin shkallën e mbijetesës nga 25 deri 78 për qind nëse në kancer gjendet një gjen specifik, që ndodhet në një të tretën e rasteve të kancerit në kokë dhe qafë. Vlerësohet se 12 mijë njerëz diagnostifikohen me këto lloje të kancerit çdo vit në Britani të Madhe, ndërsa rreth katër mijë e humbin betejën me këto sëmundje.

Shkencëtarët e Unversitetit të Kalifornisë e kanë përcjellur shkallën e mbijetesës së pacientëve për pesë vjet me radhë pas diagnostifikimit. Secili pacient që shënoi këtë rritje e kishte gjenin mutant, të quajtur PIK3CA. Sidoqoftë, ilaçet kundër dhimbjes nuk kishin efekt te pacientët që nuk e kishin këtë gjen specifik.

Dr. Jennifer Grandis, profesor për operacionet e kancerit të kokës dhe qafës, tha se përdorimi i këtyre ilaçeve mund t’ua rrisë gjasat për t’u shëruar edhe pacientëve që vuajnë nga llojet tjera të kancerit. “Rezultatet tona sugjerojnë se përdorimi i këtyre ilaçeve mund t’i përmirësojë rezultatet edhe për kancere tjera që përmbajnë mutacionin PIK3CA, shkruan “Independent”