Pacolli për sulmin në Zelandë të Re: E dënojmë me forcë këtë sulm

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Behgjet Pacolli ka dënuar sulmin në Zelandën e Re.

Si pasojë e sulmeve me armë zjarri në dy xhami në Zelandë të Re, 40 persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 45 persona janë lënduar.

Behgjet Pacolli, ministri i Punëve të Jashtme, e ka dënuar këtë sulm.

“I tronditur nga sulmi terrorist në #Christchurch, të Zelandës së Re. Ne e dënojmë me forcë këtë sulm. Mendjen e kemi tek viktimat dhe familjet e tyre. Ne qëndrojmë të bashkuar në luftën kundër terrorizmit”, ka shkruar Pacolli në Twitter.