Pacolli pranon kopjet e Letrave Kredenciale nga Ambasadori i ri i Turqisë në Kosovë

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jash​tme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka pritur në një takim Ambasadorin e ri të Republikës së Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar, nga i cili ka pranuar edhe kopjet e Letrave Kredenciale.
Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media

Në takimin, që u zhvillua në ambientet e Ministrisë së Jashtme është biseduar për marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë si dhe për mundësitë e reja të bashkëpunimit në të ardhmen, sidomos në fushën e ekonomisë.

Më pas, kryediplomati kosovar, Pacolli, i ka shprehur mirëseardhje diplomatit turk në vendin tonë dhe i ka uruar suksese në detyrën e re, duke theksuar që Republika e Kosovës vazhdimisht ka ndier përkrahjen e Republikës së Turqisë, si në procesin e shtet-ndërtimit, ashtu edhe në shumë procese tjera, dhe i ka vlerësuar marrëdhëniet bilaterale me shtetin mik të Turqisë.

Nga ana e tij, Ambasadori Sakar, ka shprehur falënderimet për mikpritjen dhe ka përcjellur gatishmërinë personale për të kontribuar për vazhdimin e marrëdhënieve shumë të mira ndërmjet dy vendeve.