Pacolli priti në takim shefen e UNDP-së në Kosovë, Alessandra Roccasalvo

Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka pritur në takim shefen e UNDP-së në Kosovë, Alessandra Roccasalvo.

Gjatë këtij takimit është biseduar për tema të ndryshme me rëndësi për Kosovën si dhe bashkëpunimin e ndërsjellët në mes të UNDP-së dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme, duke përfshirë edhe bashkëpunimin në të ardhmen.

Me këtë rast ministri, Pacolli, e ka falënderuar, Roccasalvo, për mbështetjen që i ka dhënë UNDP-ja Ministrisë së Punëve të Jashtme, në çështje të ndryshme, përmes ofrimit të mbështetjes konsulente.