Padi penale kundër ministrit të Vetëqeverisjes Lokale të Maqedonisë, Suhejl Fazliu

Policia financiare e Maqedonisë ka ngritur padi penale kundër ministrit aktual të Vetëqeverisjes Lokale, Suhejl Fazliu dhe kundër paraardhësit të tij, Lirim Shabani për pagesën joligjore të honorarëve në shumë prej 37 mijë eurove
Padi penale ka fituar edhe një ish-këshilltare e Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale, por edhe një nëpunëse përgjegjëse për zbatimin e Programit Operativ mes Maqedonisë dhe Bullgarisë.

Edhe pse kanë qenë të punësuar rregullisht në Ministri, dy shërbyeset përmes katër marrëveshjeve si persona të angazhuar shtesë, kanë marrë honorarë në shumë të përgjithshme prej 2.2 milionë denarëve.