Pajtesa tregon historinë e dashurisë, kështu u njoh me të dashurin e saj

Ajo është njëra nga akroret më të pëlqyera në Kosovë.
E ftuar në emisionin “1 Kafe prej Shpisë” ishte aktorja e njohur dhe shumë e dashur për publikun shqiptar, Fiona Gllavica.

Fiona u bë e njohur për publikun me rolin e Pajtesës. Fiona ishte e ftuar në kuadër të rubrikës, “Loja e javës” që edhe këtë javë e humbi prezantuesja e emisionit, Blerona Zeqiri.

Ani pse rregullat e lojës janë që humbësi t’i përgjigjet pyetjeve, Fiona nuk i shpëtoi pyetjve të prezantuesve. Ata e pyetën aktoren në lidhje me jetën e saj private, kryesisht në lidhje me të fejuarin e saj.

“Jam me një lidhje qe tre vjet, realisht jam e fejuar qe një vjet.”, tha Fiona, e cila më vonë edhe tregoi që me të fejuarin është takuar si shkak i një qeni që ka dhe se aktrimi nuk ka të bëjë fare me këtë.