Pamjet e prototipit të kartelës grafike të Intelit

Gjatë ngjarjes Odyssey, si pjesë e GDC 2019, Inteli ia prezantoi një rrethi të ngushtë entuziastësh kartelën e ardhshme grafike për tregjet profesionale dhe ato gaming, raporton TweakTown.

Janë shfaqur disa koncepte të dizajnit, të sugjeruara nga fansat. Shumë njerëz shpresojnë se fakti që Inteli është kaq i bindur që mund ta shfaqë konceptin e dizajnit, do të çojë në atë që kompania në fund t’i përdorë disa prej këtyre zgjidhjeve, edhe nëse kjo do të jetë në formën e disa produkteve me të njëjtat specifikime por dizajne të ndryshme.

Renderët duken shumë të ngjashme me atë që është prezantuar, por asnjëherë të lansuar, kartelën grafike Radeon Vega Nano, të cilën Chris Hook e prezantoi para lansimit të Vega. Hook tani punon për Intelin, prandaj nuk është çudi që dizajni potencial i kartelës grafike të Intelit mund të ngjajë meVega Nano, shkruan KOHA Ditore.

Prototipi kryesor i kartelës grafike Intel Xe duket identik me dizajnet e bëra nga Cristiano Siqueira në vitin 2018.