Papa pritet në Shkup me bukë dhe kripë

Papa Françesku ka arritur sot në aeroportin e Shkupit ku është pritur tradicionalisht me bukë dhe kripë.

Kreun e Kishës Katolike e ka pritur presidenti George Ivanov dhe kryeministri Zoran Zaev.

Fillimisht Papa do të shkojë në Pallatin Presidencial ku për të organizohet një pritje ndërsa më vonë do të mbajë një meshë në sheshin kryesor të Shkupit, vetëm dhjetëra metra nga vendi ku kishte qenë dikur shtëpia e tash shenjtores Nënë Tereza.