Paralajmërim për përdoruesit e Samsung, kini kujdes nga ky mashtrim!

Miliona përdorues të celularëve Samsung po paralajmërojnë për një përditësim që mund t’ju kushtojë shumë. Ekspertët thonë se askush nuk duhet të shkarkojë aplikacionin që quhet “Updates for Samsung – Android Update Versions”.

Kjo është një mënyrë që të tërheqë përdoruesit që të bëjnë përditësime në celularët e tyre. Në fakt, Samsung siguron përditësime falas që shkarkohen në mënyrë të thjeshtë tek “settings”. Por ky aplikacion, i cili nuk ka lidhje me gjigjantin e teknologjisë i kërkon përdoruesve rreth 35 dollarë për tu shkarkuar.

Ekspertët thonë se kjo “i bomardon” Samsung-ët me reklama dhe i ngadalëson celularët, ndërkohë që krijuesi fiton para me shumicë.