Paralajmërohet Volkswagen ID.4

Përveç Hatchbackut serik e elektrik, ID.3, Volkswagen në muajin shtator të vitit të kaluar në panairin e veturave që është mbajtur në Frankfurt, ka ekspozoi edhe Crossoverin elektrik të tij ardhshëm.

Ky Crossover është i treguar edhe në Kinë, por i kamufluar, ndërsa si model serik me emrin ID.4 pritet të debutojë këtë vit, ndoshta në muajin qershor në panairin e veturave në Detroit. Si paralajmërim, gjiganti gjerman i automjeteve ka publikuar disa fotografi.

ID.4 tashmë është paralajmëruar si koncepti ID Crozz, që do të thotë se mund ta presim të vijë me platformën MEB, me dy motorë elektrik, me fuqi në total prej 302 kuajfuqi, si dhe me baterinë litium-jon me kapacitet prej 83 kWh.

Gjithashtu, pritet që me një mbushje të baterisë Volkswagen ID.4 të kalojë deri në 500 kilometra, si dhe thuhet se shpejtësinë maksimale do ta ketë të kufizuar në 180 kilometra në orë.

Versioni i parë i ID.4 do të ketë sistemin e tërheqjes me vetëm rrotat e pasme, por më vonë pritet të vijë edhe versioni me sistemin e tërheqjes me të gjitha rrotat.

Volkswagen ID.4 do të jetë model global sepse, përveç Evropës, do të ofrohet edhe në SHBA dhe Kinë. Po ashtu, përveç ID.4, më vonë do të arrijë edhe versioni i tij Coupe-SUV – ID.5.