Paratë bien në mes të rrugës nga kamioni i bankës, kështu reagojnë kalimtarët

Një skenë e pazakontë është filmuar në një autostradë në East Raderford në New Jersey.

Në kohën kur të gjithë po nguteshin për të shkuar në punë në orët e hershme të mëngjesit, nga një kamion i blinduar binin para në rrugë.

Shumë shoferë kishin ndalur veturat e tyre në mes të rrugës për të mbledhur paratë. Si pasojë e këtyre ndalesave kanë ndodhur aksidente të shumta.

Edhe pse shoferi i kamionit që transportonte paratë mundohej t’i mblidhte, shumë qytetarë vraponin për të përfituar diçka për vete.

“E pabesueshme, nga vijnë këto para të shumta. Është një skenë kaotike, të gjithë po dalin nga veturat për t’i mbledhur paratë”, ka deklaruar një dëshmitar i kësaj ngjarje.