Ligjvënësit në Maqedoni do të fillojnë të mërkurën debatin në Parlament për ndryshimin e emrit që do t’i jepte fund mosmarrëveshjes me Greqinë.
Kryeministri Zoran Zaev ka mbështetur ndryshimin e emrit të vendit në Republikën e Maqedonisë Veriore dhe po përpiqet për miratimin e propozimit në debatin e planifikuar për 9 janar.
Megjithatë, ai nuk e ka shumicën prej 120 deputetëve të Parlamentit.
Kjo do të thotë se atij i duhen edhe votat e deputetëve të partisë opozitare VMRO-DPMNE për të kaluar propozimin.
Kështu ndodhi edhe në nëntor kur filloi procesi i ndryshimit të emrit.
Nëse parlamenti e voton ndryshimin e emrit, Greqia ka premtuar se do të ndalë bllokimin e përpjekjeve të Shkupit për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian.
Por, edhe nëse Maqedonia e voton propozimin, ai duhet të miratohet edhe nga parlamenti grek.