Pas 14 marsit, të dielave do të punojnë vetëm furrat në Gjilan

Kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri ka deklaruar se nga data 14 prill, do të vazhdojnë me masa shtrënguese të cilat do t’i caktojë komuna në mënyrë që ta parandalojnë përhapjen e koronavirusit.

Haziri në një konferencë të jashtëzakonshme për media, tha se Zhegra nga sot nis procedurat lehtesuse që të dalë nga karantina.

Kryetari Haziri tha po ashtu se një person që mbrëmë ka ndërruar jetë shkaku i koronavirusit është nga Vrapçiçi i Gjilanit dhe se tashmë është bërë procedura e varrimit të tij me pranin e vetëm familjarëve të tij.

“Ne po vazhdojmë më masa shtrënguese në mënyrë që të parandalojmë përhapjen e infeksionit te qytetarët tonë. Sot në fshatin Vrapçiç është varros një bashkatdhetari ynë i cili mbrëmë ka ndërruar jetë. I njeri Zeqir Ismaili, 72 vjeç, i cili ka qenë për disa ditë në Klinikën Infektive në Prishtinë, pas testimit me 25 mars, gjendja e tij ka qenë pa vështirësi dhe pa sintoma të rënda por për shkak të problemeve tjera shëndetësore, infeksioni ka shkaktuar efekte të rënda dhe ka ndërruar jetë…..Testet e djeshme kanë rezultu negativ për anëtarët tjerë që kanë kaluar këtë proces tashmë bashkëqytetari jonë në Zhegës është dhe trajtohet i shëruar. Ai ka dal për herë të tretë negativ dhe Altin Hasani nuk llogaritet më person që bartë infeksion, është i shëruar plotësisht. Ai dhe familja e tij e kanë kaluar vet izolimin si proces dhe Zhegra nga sot në masa lehtsuese fillon procesi i largimit të karantinës por nuk është akt që ndodhë menjëherë në mënyrë që gjatë vikendi përderisa në Vrapçiç vazhdon. Ne presim sot testet e fundit për familjen Ismaili dhe Shaqiri në Vrapçiq”, tha ai.

Ndërsa, Haziri b ëri të ditur se masat e izolimit nuk do të hiqen por vetëm do të plotësohen pas 14 prillit.

“Komiteti i emergjencave në komunën e Gjilanit, gjatë ditës do të bëjë pakon e re të masave dhe kohën e re të ndalim qarkullimit të lëvizjeve prej 14 marsit. Deri më 13 mars është e njëjtë prej orës 17:00 deri në 06:00, nuk lejohet qarkullim. Ndërsa, më 14 do të jetë orari i ri por nuk largohet, nuk ka relaksim të lëvizjes dhe qarkullimit të njerëzve, të mallrave dhe veturave, por nesër do të njoftoheni me këto kushte“, tha ai.

Haziri po ashtu tha se deri në këtë moment është vetëm një person nga Gjilani që po vazhdon trajtimin nga koronavirusi.

Tash do të dalin masat e reja pas 14 prillit. Nuk do të largohet izolimi vetëm do të merren masat e reja të lëvizjes së qytetarëve.

“Nga kjo javë një nga masat kufizuese që do të jetë, e diela do të jetë bllok dhe përveç furrave s’do të punoj asgjë. Do të shkojmë më masa shtrëngese në mënyrë që mos të lejohet bartje, zhvendosje dhe lëvizje të pakontrolluar të njerëzve që e bartin me vete burimin e infeksionit dhe e lënë në komunën tonë që na shkakton me jetë”, tha ai.

Kryetari i Gjilanit foli edhe pakon ekonomike bujqësore që është duke u përgatitur sot për trajtimin e bujqve dhe masa lehtësuese për prodhuesit në Gjilan.

Haziri foli edhe për një problem që po e preokupon këto ditë Gjilanin.

“Njëri ndër problemet në Gjilan është edhe djegia e zjarreve sepse neve na shtohen edhe zjarret e pyjeve, pandemisë dhe mungesa e ujit, do të jetë e vështirë për qytetarët e Gjilanit”, tha Haziri.

Kryetari i Gjilanit në këtë konferencë ka treguar edhe numrin e familjeve të riatdhesuara dhe refugjatëve që aktualisht gjenden në Gjilan.